Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Perdorimi i kafese gjate shtatzenise

Pershendetje Znj. Keta, doja te dija nga ju a mund te konsumoj kafe turke apo ekspres te pakten nje here ne dite gjate shtatzenise? Cfare pasojash le tek fetusi? Nuk mund te rri dot pa nje ose dy kafe ne dite.

Marsida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida.

Në rekomandimet mjeksore, kafëja vendoset tek ato produkte ushqimore që rekomandohen për të mos u përdorur gjatë shtatzënisë. Arsyeja qëndron tek kafetina, e cila është e pranishme tek kafeja. Kafetina ndikon negativisht, sidomos tek fetusi për shkak të influencës për ndryshime nervore.

Përdorimi i kafësë kur ajo thuajse është varësi, edhe është i mundur gjatw shtatzwnisw por, Marsida mos kalo pirjen e një filxhani kafe në ditë.

/komuniteti