Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ënjtja e duarve dhe këmbëve

Jam shtatzene ne javen e 23, duart dhe kembet me rrin te enjtura dhe si te mpira, eshte problem kjo dicka per bebin? Tensionin e kam nganjehere pak nalt deri 145/92, eshte problem dicka per bebin? Ju pershendes.

Tita (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Tita,

Pasi që gjatë shtatzënisë mblidhet më shumë ujë në organizëm, vie deri te enjtja e këmbëve dhe e gishtave. Në mbrëmje, sidomos nëse koha është e nxehtë ose nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në këmbë, uji mblidhet në pjesët e poshtme të këmbëve.

Ju duhet që të:

- Evitoni të qëndroni në këmbë për një periudhë të gjatë;

- Veshni këpucë të rehatshme;

- Mbani këmbët lartë; përpiquni që të pushoni një orë në ditë me këmbët e ngritura më lartë se niveli i zemrës;

Bëni ushtrimet e këmbëve – kjo ju ndihmon

Pac shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti