Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me operacion

Jam Delvina nga Gjermania desha ta di nga ju Dr. sot isha per kontrolle ne klinike dhe me thane qe duhet te lindi me operacion pasi qe femija edhte me koke lart deri ne javen e 36 femija ka nejt me koke poshte, sot jam ne javen e 38 dhe mua me thane qe duhet te lindi javen tjeter une kam terminin me 1 Mars per lindje por ashtu sic me than duhet te lindi me 23 te ketij muaji, a mund te me thoni pérse nuk me lan te pres deri me 1 Mars, ndoshta femija rrotullohet me koke poshte dhe te lindi normal? Faleminderit.

Delvina Dibrani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Delvina

Ndryshimi i pozicionit të fëmijës, në moshën e shtatzënisë që tregon, shkon deri në pamundësi. Lindjet e planifikuara me prerje cezariane, përgjithësisht preferohen të bëhen pas javës së 39-të të shtatzënisë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti