Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale pas lindjes

Pershendetje doktoreshe. Kam kryer lindje normale por jam prere per te ndihmuar daljen e bebit (episiorrafia si teknike e qepjes). Kur kam kryer marredhenie seksuale per here te pare pas lindjes me dukej vetja e ngushtuar dhe ndjeja lehtesisht dhimbje. A eshte normale kjo ndjesi?

Ilva (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilva.

Plagës nga epiziotomia i duhet 7 gjer në 10 ditë që të shërohet. Gjatë kësaj kohe do të ndjeni një dhembje të lehtë në atë vend. Nuk e di se sa kohe para keni lindur, por në javët e para shmanguni çfarëdo lloj preparateve kozmetike në zonën vaginale dhe banjat e ngrohta lërini për më vonë. Sa më shumë bëni ushtrime për perineum: shtrëngimin dhe lirimin muskujve sikurse tek lagështia.

Megjithatë nëse lajmërohet gjakderdhja, ënjtja më e madhe, dhembja apo nëse buzët e epiziotomisë shtresohet rreth një centimetër, do të duhej ti lajmëroni mjekut.

Të uroj gjithë të mirat.

Nusha (14 vite më parë)
Pershendetje. Jam ne shtatzenine e dyte. Para nje viti kam abortu sepse nuk me eshte zhvilluar fryti, tash jam shtatzene ne muajin e 4 pothuajse mire jam, por cka ndikon tek une rrezik mbase e kam bo abortin si duhet te ruhem tani, sepse kam edhe dhimbje te kembes se majte dhe shpines me ndihmoni...

/komuniteti