Mpirja e duarve gjatë shtatzënisë
Vjollca
(14 vite më parë)
Përshëndetje Vjollca
Gjatë shtatzënisë, nervat nuk funksionojnë mirë tek duart pasi ato shtypen tek shpatullat rreth zonës së qafës ku kalojnë. Ndjenja e djegies dhe e të shpuarit, shkaktohet nga shtypja e një nervi nga fryrja e indeve në kyçin e dorës. Kjo ndjesi, shfaqet afër fundit të shtatzënisë dhe pas lindjes, zhduket.
Të këshilloj, që për periudhën deri në lindje të kufizosh kripën. Për duart mund të bësh disa ushtrime të lehta për çmpirje, ndërsa kur shtrihesh, vendosi duar mbi kokë dhe jo poshtë kokës apo jastëkut.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuar doktoreshe, jam ne javen e 33 te shtatzenise por desha te bej nje pyetje se ne mbremje me mpihen duart, skam fuqi per te kapur asgje, cka duhet te bej? Faleminderit, gjithe te mirat.