Probabiliteti për të ngelur shtatzënë
Evangjeli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Evangjeli
Raportet seksuale çdo ditë, në ditët e ovulacionit prishin cilësinë e spermës. Në këtë periudhë dhe sidomos kur çifti është në kërkom të një fëmije, rekomandohet që raportet seksuale të kryhen çdo dy-tre ditë.
Të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe! Une po perpiqem qe te ngelem shtatzene duke u interesuar dhe se kur i kam ditet e ovulimit por doja tju pyesja se a rritet probabiliteti per te ngelur shtatzene neqoftese kryen marredhenie cdo dite (dmth ne te gjithe ditet e ovulimit)? Faleminderit! Ju uroj gjithe te mirat!