A duhet të marr vitamina ose kalcium për këtë periudhë?
Arjela X
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arjela
Tensioni i ulët gjatë shtatzënisë, është më i shpeshtë dhe vjen si pasojë e komprimimit (shtypjes) së vazave abdominale nga uterusi gravidik. Në këto raste këshillohet që gruaja shtatzënë të qëndrojë e shtrirë në krahun e majtë, për të evituar uljen e tensionit. Gjithashtu edhe marja e lëngjeve ndihmon në këto raste. Të rekomandoj që të bësh një analizë të gjakut komplet, për të vlerësuar një anemi të mundëshme. Sido që të dalë analiza, marja e hekurit suplement, e multivitaminave dhe e kripërave minerare, janë të rekomanduara në këtë periudhë të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Fillimisht ju uroj nje fillim viti te mbare sepse eshte hera e pare qe ju shkruaj per kete vit, 2012. Une, sipas kalkulatorit te dates se lindjes ne kete portal informativ, sapo kam hyre ne javen e 25 te shtatzenise sime. Deri tani me eshte dukur cdo gje normale edhe me kontrollet (ekot) bebi me del mire. Por ditet e fundit kam vene re se poshte syve me jane krijuar rrath te zinj, madje eshe nje mengjes teksa po punoja ne zyre vura re se mu vesh shikimi, kisha paqartesi ne te pare sa edhe kur ngrihesha ne kembe nuk qendroja dot. Une punoj avokate dhe punen nuk e kam te lodhshme ndaj me shqetesoi ky problem. Me tensionin ditet e fundit kam pas probleme, e kam pas shume te ulet rreth 7 me 5 e gjysem ose max-6. Ju lutem me thoni cduhet te bej per ta parandaluar kete gjendje pafuqishmerie, a duhet qe une te marr kalcium ose hekur rregullisht dhe si duhet ti marr keto medikamente? Ju lutem me thoni si te veproj. Dite te mbare!