Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënë 11 muaj pas lindjes me operacion!

Pershendetje doktor, une para 11 muajve kam lind me operacion dhe bera testin me rezultoj pozitiv kam frike se eshte shume heret dy lindjet i kam me sekcio deshta nje sygjerim nga ju mos po me kanoset ndonje rrezik per mua dhe bebin? Faleminderit per kohen qe e ndani per neve nenat. Me respekt, Melika.

Melika (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Melika,

Te uroj per shtatzenine. Uroj qe te kesh nje shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme! Nuk ka problem qe ke lindur para 11 muajsh, ndonese rekomandimi eshte qe te kalojne rreth tre vjet nga lindja paraprake. Mua me shqeteson fakti se kjo shtatzeni eshte e paplanifikuar. Secila shtatzeni normalisht duhet te ndodhe atehere kur cifti e planifikon.

Te rekomandoj qe te fillosh me marrjen e tabletave acid folik ne doze prej 400 mikrograme.

Gjithe te mirat.

/komuniteti