Sa javë kur ti bësh është koha e lindjes?
Adela
(14 vite më parë)
Përshëndetje Adela
Shtatzënia zakonisht zgjat 280 ditë. Numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. E thënë në javë, shtatzënia zgjat 40 javë. Konsiderohet lindje normale edhe lindjet pas javës së 37-të të shtatzënisë. në disa raste lindjet ndodhin edhe pas javës së 40-të, duke shkuar deri në javën e 42-të. Gjithësesi edhe këto lindje konsiderohen normale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Une tash jam ne javen e 27-te shtatzenise, jam e interesuar te di a lind ne javen e 36, sepse ne javen e 36 po bien me pak muaj apo deri sa te behen 41 jave, qe behen 9 muaj te plote. Ju faleminderit!