Mungesa e menstruacioneve 17 muaj pas lindjes
Alma
(14 vite më parë)
Përshëndetje Alma
Nuk është normale që edhe pas 17-të muaj pas lindjes, motrës të mos i kenë ardhur menstruacionet ashtu si nuk është normale që vazhdon ta ushqej fëmijën me qumësht gjiri. Mendoj se motra duhet të kontaktoj fillimisht mjekun gjinekolog, për të vlerësuar mos ardhjen e menstruacioneve në disa dimensione (drejtime) si dhe të kontaktoj një mjek neonatolog-pediatër për tu këshilluar mbi mundësitë e largimit të fëmijës nga gjiri.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe... desha tju bej nje pyetje per motren time e cila nuk ka mundesi tju shkruaj vet... ajo ka lindur para 17 muajsh dhe akoma nuk i kane ardhur menstruacionet... ka pas vetem 40 dite pas lindjes e deri me sot nuk i kane ardhe. Theksoj se e ka djalin akoma me gji... do ju falenderoja perzemersisht nese me ndihmoni me nje pergjigje... pune te mbare.