Infeksionet urinare gjatë shtatzënisë
Ela
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ela
Rekomandohet që në tremujorin e parë të shtatzënisë, të mos përdoren antibiotikë pasi ato mund të influencojnë në organogjenezë. Në këtë periudhë të shtatzënisë, rekomandohet marja e sa më shumë lëngjeve dhe mundësisht pa gaz. Infeksioni nga myku, ndodh për dy arsye. Së pari; nga përdorimi i antibiotokëve i cili prish ambjentin e vaginës duke i dhënë mundësi zhvillimit të kandidozës, së dyti; influenca e shtatzënisë është evidente. Mykograma do të orientojë mjekun për antimykotikun më të përshtatshëm.
Të uroj shtazëni të mbarë.
E dashur doktoreshe. Ju falenderoj se pari per gjithe pergjigjet tuaja. Pyetja ime eshte rreth infeksionit urinar. Une jam ne javen e tete te shtatzenise dhe para nje jave nga analizat me doli infeksion ne urine. U konsultova me mjekun gjinekolog dhe me rekomandoi antibiotikun ALFASID per 7 dite. Kisha urinim shume te shpeshte me perpara (pa diegje). Qe dy ditet e para ndjeva permiresim dhe tani nuk urinoj me si me perpara, por me eshte shfaqur myku dhe kur urinoj ka nje ere karakteristike. Doja te dija nese infeksioni ndikon ne embrion dhe a ka rrezik nga keto probleme qe ju tregova? Ju faleminderit.