Vezoret polikistike dhe mitra mbrapshtë
Canon
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Mitra në pozicionin retroversion fleksio (mitra mbrapsh) dhe ovari polikistik, nuk janë shkaktarë të dhmbjeve në fund të barkut dhe as realizimit të raporteve seksuale me dhimbje. Bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Antibiograma do të orientojë mjekun tënd për trajtimin.
Në praktikën e klinikës ku punoj, trajtimi me estroprogestativë i sindromës së ovarit polikistik, rekomandohet të zgjasë 6 muaj. Gjithashtu bëj edhe analizë të rezistencës së receptorëve të insulinës. Nëse këto vlera dalin të larta, atëherë terapisë duhet ti shtohet edhe metformina ose glukofazhi që terapia të jetë e suksesshme.
Të uroj gjithë të mirat.
Ju shkrova dhe para nje jave per problemin tim... u vizitova te gjinekologu dhe rezultoi qe kisha mitren mbrapshte dhe vezoret polikistike. Pap-testi normal... mirepo kam dhimbje ne fund te barkut edhe gjate dites edhe marredhenie e kam te pamundur te kryej... nga se mund ti kem keto dhimbje?... dhe gjinekologu tha se duhet te perdor yasmin per polikistiket... a eshte efikas pasi i kam perdorur 3 muaj dhe i shkeputa... ka mundesi qe dhimbjet ti kem nga ndonje infeksion?