Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lythat gjenital

E nderuara doktoreshe une qe 4 muaj i kam disa si shtresa te holla ne vagine ndoshta jane lytha gjenital, gjithashtu kam edhe kruarje ne vagine skuqje djegije gjate urinimit crregullim menstracionesh... dua ta di 1) per cka behet fjale dhe 2) si mjekohen lythat ku te drejtohem se pari dhe sa jane te rrezikshem? Ju pershendes perzemersisht nga Prishtina.

Ditaa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Për të bërë diagnostikim të saktë, drejtohu për vizitë tek mjeku gjinekolog. Ai do bëjë analizën dhe kulturën e srkrecioneve vaginale. Antibiograma do ta orientojë për trajtimin e nevojshëm. Nëse mjeku konstaton lythe gjenitale, atherë mënyra e trajtimit do ndryshojë. Lythet trajtohen me mjekime lokale, me djegie ose me krioterapi. Lythet shkaktohen nga virusi që quhet human papiloma virus (HPV). Tre nga nëntipet e këtij virusi, kanë ndikime negative mbi qafën e mitës. Për këtë arsye rekomandohet kryerja e Pap-testit çdo vit.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti