Cfarë pasojash kanë pilulat e emergjencës?
Beba Ime
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Pilulat e urgjencës, mund të përdoren kur raporti seksual është realizuar pa mbrojtje. Rrekomandohen të përdoren sa më rrallë, pasi ka pasoja mbi rregullshmërinë e ciklit menstrual. Ato nuk sjellin abort spontan, në shtatzënitë e ardhëshme. Për të hequr merakun që të kalindur, bëj vizitë dhe ekzaminim ekografik tek mjeku gjinekolog.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje. Jam 20 vjec. Piva para 2 muajsh nje pilule emergjence nga ajo 75 oreshe. Ishte vetem nje kokerr. A ka pasoja per shendetin tim kjo? Po psh per shtatzeni ne te ardhemen a ben problem? A mund te sjell kjo abort spontan ne nje shtatzeni te ardhshme? Nuk kam asnje shqetesim por eshte e nevojshme te bej vizite te gjinekologu? Ju lutem me sqaroni hollesisht. Faleminderit.