Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk mund te ngel shtatzene

Pershendetje doktoreshe, do deshiroja te marr mendimin tuaj, jam 28 vjeq, kam nje djal 5 vjeqar, pas lindjes se djalit, saktesisht deri para 1 viti, jam ruajtur sepse skam dashur te ngeli shtatzene, por tani, ka nje vit qe rregullisht provoj te metem shtatzene, por nuk po mundem. para 2-3 muajsh i kam bere paptestin, strishen vaginale si dhe disa teste te tjera per te pare nese eshte gjithqka ne rregull. Te gjitha rezultatet kane dal ne rregull, por une prap vazhdoj te brengosem, qka mendoni, qfare duhet te jete problemi sipas jush... ju faleminderit.

Lira (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Në praktikën time, një rasti të tillë unë i rekomandoj:

Ekzaminim ekografik në ditën e 14 të ciklit menstrual, për të parë ovulacionin, a prodhohet apo jo veza. Kryerjen e histero-salpingo-grafi (HSG), për të vlerësuar kalueshmërinë e tubave. Kjo për faktin se ka infeksione, të cilat po nuk u mjekuan siç duhet, çojnë në bllokimin e tubave. Analizë e spermogramës, pasi dhe një infeksion i thjeshtë tek mashkulli, mund të ndikojë në ndryshime të spermës.

Pasi të kesh realizuar këto analiza, mund të rikonsultohesh edhe një herë tek mjeku gjinekolog.

Rose (14 vite më parë)
Dua te lidhem me doktorreshen, ku mund te gjej dhe kur?

/komuniteti