Mos jam para një lindjeje të parakohshme?
Lorena
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lorena
Ndjenja e urinimit të shpeshtë në këtë moshë të shtatzënisë, ndodh si rezultat i shtypjes që i bën pjesa paraqitëse vezikës urinare. Për dhimbjet në fund të barkut, drejtohu për të kryer vizitë gjinekologjike tek mjeku gjinekolog, që të ndjek shtatzëninë. Ai do të kontrollojë qafën e mitrës për mundësinë e një dilatacion të mundshëm. Duhet të dish që lindja pas javës së 37-të, konsiderohen lindje normale.
Të uroj shtazëni të mbarë.
Jam ne javen e 36 te shtatzenise dhe ndjej nje dhimbje ne fund te barkut si dhe nje guxhulitje ne fund te organit gjenetal. Kam nja dy dite qe kam nje urinim te shpeshte dhe nga pak. Mos ndoshta jam para nje lindjeje te parakohshme? Ju lutem me ktheni nje pergjigje.