Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia pas operimit cezarian

Pershendetje dr desha te ju pyes jam shtatzene prape por shume shpejte pas 6 muaj dhe jam me prerje cezariane, a mund te kem ndonje problem apo komplikim sepse jam mjaft e frikesuar? Ju faleminderit.

Beti (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Beti

Organizata Botërore e Shëndetsisë rekomandon për arsye të ndryshme, që fëmija pasardhës është mirë që të lindë pas tre vjetësh. Për kushte të caktuara, kjo nuk do të thotë se fëmijët që lindin përpara kësaj periudhe, do të kenë pasoja apo probleme. Megjithatë, kujdesi prenatal tëshmë duhet të jetë më i mirë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti