Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikon imuniteti në moszhvillim të embrionit?

E nderuar, a mundet me qene shkaktar imuniteti i dobet ne moszhvillimin e embrionit ne tremujorin e pare te shtatzenise?

Art (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Një nga shkaqet e aborteve të përsëritura, janë edhe patologjitë sistemike të nënës dhe faktorët imunologjikë. Nivelet e ulta të imunoglobulinës G ose M, janë shkak për abortet e përsëritura në tremujorin e parë të shtatzënisë. Aktualisht, rekomandohet trajtimi i nënës me imunoglobulinë dhe heparinë me doza të ulta.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti