Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qelje e mitres

Pershendetje dokoreshe!! Jam perafersisht ne javen e 31 dhe kjo eshte shtatezania ime e pare. Deri me tani nuk kam pase probleme perpos te nje infeksioni trichomonas vaginalis i cili eshte sheruar gjithqka ka qene ne rregull, tani mjeku ka konstatu se jame qele pak dhe me ka rekomanduar magnezium dhe pushim. Pasi shtatezania e pare po kam shummm frike te lindjes se parakohshme dhe kisha dashur nga ju nje keshille. harrova te ceki se po e mbaj edhe pojasin e shtatezanis po mundohem qe ti kaloj edhe disa jave qe me qene shtatezania ne kohen e duhur. Keshilla juaj do te jete ndihmese e madhe per mua.. Ju faleminderit

Besa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Meqënëse je hapur pak, mjeku ka bërë shumë mirë që të ka rekomanduar magnezium dhe rregjim pushimi. Sulfati i magneziumit konsiderohet tokolitik (qetësues i kontraksioneve). Përdorimi i tij, rekomandohet të shoqërohet me shumë lëngje dhe duhet ndjekur sasia e urinës. Paralelisht rekomandohet mbikqyrje nga mjeku kardiolog, së bashku me kryerjen elektrokardiogramave. Gjithashtu do të ishte në të mirë të shtatzënisë të përdoren edhe kortikosteroide (betametazon), që bëhet 12 mg /24 orë nga javë e 28-32 e shtatzënisë. Kortikosteroidët ndihmojnë në shtimin e pjekurisë pulmonare të fetusit (forcon mushkëritë e fetusit), në momentet kur rreziku për lindje parakohe ekziston.

Duhet të kihet parasysh se pavarësisht nga terapia e përdorur, jo gjithmonë është e mundur të parandalohet lindja parakohe.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.

/komuniteti