Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Parfumi gjatë shtatzënisë

Une jam 15 javeshe shtatzene dhe me pelqen te hedh parfum, doja te dija e e demton femijen?

Lorena (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lorena

Disa preparate përmbajnë përbërës të rrezikshëm për shtatzëninë, ato përmes lëkurës mund të kalojnë në qarkullim të gjakut dhe ashtu të arrijnë edhe në placentë dhe fetus. Prandaj për këtë këshillohet të keni kujdes, por edhe shmangje për një kohë nga disa prodhime kozmetike. Por jo domosdo të gjitha produktet kozmetike përbëjnë rrezik.

Të uroj gjithë të mirat.

Erzina (14 vite më parë)
E sa gjerat me kane pelqy mu, por duhet te sakrifikosh, as parfum, as ngjyrosje flokesh, bile eshte mire ta besh nje test nese je imun ne toksoplasmoze, sepse nese nuk je, nuk guxon asnje mish, as produkte qumeshti, nese nuk jane te ziera 100%. E sa kam deshiru me ngrene mish te terur, ose sushi, ose djathera te bute, nuk kam pasur drejt asnjerin, dhe mos degjo fjale plakash se thojne me lakmu dicka e ben beben me shenje, me pas qene ashtu, une e kisha bere beben time lara lara, por kam nje vajze aq te bukur dhe te shendeteshme, se nuk ka shanse me kalu ndonje kalimtar e mos me shiku, me i fole ose me i dhuru buzeqeshje.

/komuniteti