Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta fundus

Pershendetje... Kisha dashur te di me shume rreth pozites se placentes, cila eshte pozita me e favorshme per lindje normale. Mua ne kontrrollen e fundit mjeku me tha qe ke placente fundus. Nese ka mundesi te me shpjegoni me shume rreth kesaj.

Nettta (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Netta,

Placenta eshte nje organ i cili lidhe beben me trupin e nenes. Placenta i mundeson bebes qe te merr materiet e nevojshme per jete dhe njekohesisht permes placentes eliminohen produktet e panevojshme te frytit. Placenta lind pas lindjes se bebes. Sa i perket lokalizimit te placentes eshte e rendesishme qe placenta te mos jete e ngjitur poshte ose qe te mos jete e ngjitur mbi kanalin cervikal. Ne kete rast ne momentin e lindjes, per shkak se placenta gjendet perpara bebes mund te vie deri te gjakderdhja qe shpeshhere eshte shume e rrezikshme. Lokalizimi ne fundus eshte i sigurte, keshtu qe mos ke merak.

Uroj qe te kesh marre pergjigjen e kerkuar!

/komuniteti