Konsumimi i eurokremit gjatë shtatzënisë
Gena
(14 vite më parë)
Përshëndetje Gena
Ngrënja e eurokremit gjatë shtatëzanisë është e padëmshme, por nuk do të duhej ta teproni në sasi për dy arsye:
Arsyeja e parë është se mund të ju ndalojë shumë ushqime tjera të shëndetshme, duke qenë vet eurokremi pa ndonjë vlerë ushqyese dhe mund të ju shtojë shumë peshë.
Arsyeja e dytë është kofeini. Nëntë embëlsira të çfarëdo lloji përmbajnë vetëm rreth 10 miligram të kofeinit. Por sasia e kofeinit mund të shtohet nëqoftëse hani shumë eurokrem dhe pini pije të kofeinizuara. (Në përgjithësi nënat që do të lindin do të duhej ta limitojnë marrjen e kofeinit në 200 mg. për një ditë.)
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Memli. Une jam ne javen 21-22 te shtatzenise, diteve te fundit me hahet shume eurokremi nuk ngopem dot... a ka diqka rrezik per beben apo jo gjithashtu edhe qumesht pi edhe gjate nates, edhe ushqimet tjera te gjitha i ha pa problem, vetem se me brengos eurokremi qe eshte i embel mos eshte i demshem per beben? Ju uroj pune te mbare dhe te palodhshme.