Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Viruset vaginale

Te kam pyetur disa here dhe kam mbet e kenaqur nga pergjigjet qe mi ke dhene, prandaj po te pyes edhe kesaj here. Para 3 javesh isha tek gjenekologia dhe bera nje PAP test dhe sot e mora rezultatin nga i cili me ka dale se kam candidosis vaginal dhe HPV (Humana Papiloma Virus), mirepo per kete te dytin duhet qe te bej edhe nje analize per ta zbuluar se e cilit lloj eshte, por kete duhet ta bej pas nje muaji. Une dua te di a mos ndoshta ndkon ky virus dhe mos mbes me asnjehere shtatzene per te bere nje femije te dyte sepse une kam nje vajze 4 vjec. Te lutem me trego sa ndikon ky virus ne ngeljen shtatene dhe a sherohet dhe sa kohe duhet per tu sheruar?

Ola1 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Viola

Virusi i HPV-it, kur shfaqet me klinikën e tij (lythet gjenitale), mendohet që bëhet shkak për prishjen e cilësisë së mukusit cervical, ndryshim ky që pamundëson shtatzëninë. Në të njëjtën mënyrë vepron edhe kandidoza vulvovaginale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti