Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa muajshe jam shtatzënë?

Hera e fundit e menstruacioneve eshte dt 26 dhjetor.

Remila (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Remila.

Shtatzënia llogaritet me javë dhe jo me muaj. Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 26.12.2011, atëherë ju jeni në javën e 8 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 01.10.2012.

Ju uroj çdo të mirë.

Ganimeti (14 vite më parë)
Doktoreshe jam e interesur te di si llogariten javet ne shtatzeni (me eho) mjeku me ka thene jam ne javen e 11, por une marredhenie te pambrojtur kam pas mes diteve 24, 25, 26 Dhjetor 2011, dhe si e llogarise une jam 8 jave, po mjeku ne baze te ehos me tha 11 jave, perdor folan tab. edhe ai me tha ti nderpres pas nje jave dmth deri ne 12 jave, por une jam e sigurt qe para kohes se permendur nuk kam pas marredhenje.

/komuniteti