Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Diabeti në shtatzëni

Pershendetje! Jam ne javen e 25 te shtatzenise dhe ne analizen e urines me doli diabet (analiza eshte perseritur 3 dite te ndryshme esell). Nderkohe ne analizen e gjakut nuk del nivel i larte i sheqerit por normal (85). A mund te shfaqet diabeti vetem ne urine dhe gjaku te mos e tregoje? A mund te jete ky nje diabet shtatzenie i perkohshem?

Laureta Rakipllari (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laureta

Shfaqja e sheqerit në urinë, si tek gratë shtatzëna ashtu edhe tek ato jo shtatzëna, ndodh vetëm kur niveli i sheqerit në gjak i kalon 190mg/dl. Shtatzënia është një faktor predispozues për shfaqjen e diabetit te gratë shtatzënë. Prova e ngarkesës me sheqer dhe niveli i hemoglobinës së glukozuar në gjak, orientojë mjekun për diagnozën. Nëse konkludohet që është diabet gestacional (diabet i shtatznisë), pas lindjes mundësia më e madhe është që ai të mos jetë i pranishëm pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti