Rreth spirales
Fata
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fata
Sido që të jetë përbërja e spirales, mbajtja e saj prej 20-të vjetësh nuk është normale. Pa tjetër duhet ta ndrosh atë dhe të vendosësh një tjetër. Fryrja e barkut, mund të pasojë e spirales ashtu siç mund të ketë lidhje edhe me patologji të traktit gastro-intestinal. Pas vendosjes së spirales së re, drejtohu për konsultë tek mjeku gastro-enterolog për të përjashtuar mundësinë e ndonjë diagnoze.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktor, deshta te pyes jam 45 vjecare dhe e kam spiralen qe 20 vite po mjeku me ka thene se mire eshte, menstruacionet i kam te rregullta po vetem ne pjesen e lukthit me rrin e fryer a mund te jete pasoje e spirales a pse nuk e kam ngjit spiralen e thjeshte po e kam te shtrejte te arit e deshta nje keshille prej teje, cfare me rekomandoni te bej?