Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të jem shtatzënë?

Pershendetje. Kam nje femije 8 muajsh dhe menstruacionet e para pas lindjes me kane ardhur pas 7 muajsh, me sakte ne muajin janar dhe per kete muaj (muajin pasardhes) nuk me kane ardhur. Kjo tregon se jam shtatzene apo qe menstruacionet mund te mos me vijne cdo muaj? Femijen e kam me gji dhe me ushqim. Faleminderit. Pres pergjigjen tuaj.

Besa.L (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Besa,

Nese e ke femijen ne gji gjasat per te mbetur shtatzene jane te vogla, por nuk jane zero. Domethene, megjithese e ke beben ne gji, ti mund te mbetesh shtatzene. Vizita e pare pas lindjes se bebes eshte shume e rendesishme. Ne kete vizite percillet gjenja e organizmit te gruas pas lindjes (domethene ndryshimet qe kane ndodhur gjate shtatzenise a jane ne terheqje sic ndodh normalisht) si dhe jepen keshilla per kontracepcion. Eshte normale qe nje grua pas lindjes te kete marredhenie seksuale, por sipas konceptit te sotem te shendetit reproduktiv nuk duhet te ndodhe nje shtatzeni e paplanifikuar.

Besa, te rekomandoj qe te besh nje kontroll per te konfirmuar a je shtatzene apo jo dhe njekohesisht, nese nuk je shtatzene, gjate kesaj vizite mund te marresh keshilla per planifikim familjar.

/komuniteti