Hyperemesis gravidum
Liza
(15 vite më parë)
Përshëndetje Liza.
Të vjellat e shtatznisë edhe mund të dominohen me medikamente.
Unë të rekomandoj në rrallë të parë, të rregullosh rregjimin e ushqimit. Ushqehu pak dhe shpesh. Edhe nëse vjell, nga ushqimi diçdo mbetet në organizëm.
Nëse mjeku që të ndjek shtatzëninë vendos që të përdorësh perfuzione, atëherë të rekomandoj të kryhesh ekzaminimin që quhet elektrolitemia, që tregon saktësisht sasinë e elektrolitëve në gjakun tënd. Nëse rezulton i ulur natriumi, atëherë mund të përdorësh perfuzione me NaCl. Nëse rezultojnë të ulur elektrolitet e tjera, atëherë mund të përdorësh kombinimin e perfuzioneve të glukozës dhe solucioneve fiziologjike duke shtuar edhe sasitë e elektroliteve që mungojnë.
Pershendetje doktoresha, se pari ju pergzoj per punen qe beni! Jam ne javen e 6 te shtatzanise, si shumica e shtatezenave edhe une kam nause, me pak te vjella, por me shqetson fakti se kam shume neveri ndaj ushqimeve, bile edhe ujit. Desha tju pyes per parandalimin e dehidrimit, sa eshte i arsyeshem perdorimi i perfuzioneve I.V, ranitidines, metoklopramidit? (ju rekomandoni perfuzione Glukoze apo NaCl) Gjithashtu jam ne mjekim me progesteron ,kapsula 600 mg ne dite,dhe nje ampule intra muskul cdo 3 dite.I gjith ky mjekim sepse ne javen e peste kisha hemoragji ne sasi te vogel,pa dhimbje.dhe gjinekologu dyshoi se munde te jete insuficienc e Corpus Luteum. sepse para 6 mujave kishe nje abort ne javen e 6.