Dhimbja e shpinës pas lindjes me operacion
Liridona
(14 vite më parë)
Pershendetje Liridona,
Dhimbja e shpines pas anestezionit spinal vjen per shkak te demtimit te indeve gjate futjes se gjilperes spinale. Gjilpera per te mberritur deri te hapesira ku gjendet lengu cerebrospinal, duhet te shpohet lekura, indi dhjamor, muskujt dhe ligamentet. Zakonisht nga pacientet kjo dhimbje pershkruhet si mpirje e lehte. Rrallehere ndodhe qe dhimbja te manifestohet per shkak te grumbullimit te gjakut (qe ne e quajme hematoma) ose grumbullimit te qelbit (qe e quajme absces). Fillimisht duhet te perjashtohet mundesia e prezences se hematomes ose abscesit dhe me pas dhimbja trajtohet me kompresa te nxehta ose barna per lehtesimin e dhimbjes. Gati gjithmone dhimbja terhiqet dhe pacientet nuk kane probleme.
Gjithe te mirat.
Pershendetje, une kam lindur qe 7 muaj e tre jave me operacion dhe kam pasur pirje sterile dmth nuk jom pi krejt kur kom lind, por me dhemb shpina ende shumme. Disa me thojne qe prej injeksionit e arsye te ndryshme, une gjate pushimit te lehonise qe zakonisht zgjat nje muaj une vetem 3 dite kam qendruar ne dhome dhe menjehere kam filluar me punet e shtepise pritjen e mysafirve etj, pasiqe kam qene vetem ne shtepi sepse vjehrren e kam ne pune. Deshiroj ta dije pse kam ende dhimbje te shpines, a eshte kjo arsye apo dicka tjeter? Shtatzenine e kam pasur pa probleme kurr nuk kam vjell alivanos apo dic tjeter kam bere pune pa nderprere deri ne ne diten qe kam shkuar ne spital. Ju pershendes.