Shtatzënia pas lindjes cezariane
Melika
(14 vite më parë)
Përshëndetje Melika
Një ndjekje e kujdeshme dhe rigoroze e shtatzënisë, do të ndihmojë që edhe kjo shtatzëni të shkojë deri në term me sukses. Planifikimi për të kryer lindjen e tretë me operacion cezarian, te gratë që kanë dy lindjet e para me operacion, duhet të bëhen në javën e 38-të të shtatzënisë dhe jo më vonë. Mos harro që gjatë kësaj periudhe të marrësh multivitaminat dhe kriprat minerale pa neglizhuar hekurin, pasi shtatzënia aktuale ka ndodhur në një distancë kohore të shkurtër nga lindja e mëparshme dhe nevoja për to është më e shtuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, kam vajzen 11 muajshe dhe pata vonese te ciklit bera testin me rezultoj pozitiv, jam shume e shqetesuar se dy lindjet i kam me sekcio shpresoj te ma kthesh pergjigjjen me rrespekt Melika.