Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fryerje gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoresha, jam rreth 9 javeshe shtatzene, dhe me eshte fryre barku shume ne presen e siperme te zorreve aq sa dallohem. Gjithashtu kam shtuar rreth 3 kg qe nga fillimi i shtatzenise, pasi konsumoj fruta. Kam probleme me jashteqitjen. Desha te di a eshte normale kjo gjendje dhe cfare duhet te bej per tu mos u perkeqsuar ne vazhdim?

Aila (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aila

Shtatzënia favorizon kapsllëkun. Me avancimin e shtatzanisë rritet mitra dhe kjo pastaj shtyp zorrët dhe e shton më shumë kapsllëkun. Ai mund të rritet edhe nga disa trajtime gjatë shtatzanisë, si për shembull nga marrja e hekurit për trajtimin e anemisë.

Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto me kumbulla.

Nuk rekomandohen ilaçet e farmacisë. Ju duhet të shtoni ecjet në këmbë, pasi ecja vë në lëvizje muskulturën e zorrëve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti