Pas abortit
N. Thaqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Benita
Për të mësuar më shumë mbi situatën që ke kaluar, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/perinatologjia/aborti-dhe-pasojat-e-tij-
Në praktikën e klinikës ku unë punoj, raportet seksuale pas abortit rekomandohen pas ndërprerjes së sekrecioneve hemorragjike, ndërsa shtatzënia e rradhës rekomandohet të filloj pas 6-të muaj. Gjatë kësaj periudhe, përdor një nga metodat e planifikimit familjar.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Desha të të pyes dicka: kam bërë një abort, fëmija ka qenë 4 javë e 4 ditë, në fillim kam filluar me barna pastaj nuk më është shkaterruar fëmija krejt dhe e kam hjek me mjete, nga ti dua të di se a mund të kem probleme në të ardhmen najsen në lidhje me shtatzenite e tjera? Një gjinekologe më ka thëne që nuk do të kesh probleme asgjë. Dhe dicka tjeter pas abortit pas sa kohë është e lejueshme që të këtë marredhenie seksuale? Pres përgjigjien tënde. Me respekt, Benita.