javë pas jave
Përshëndetje Visa
Sipas rekomandimeve OBSH, foshnja duhet të ushqehet vetëm me gji deri në moshën 6-të muajshe. Fillimi me ushqime para moshës 4 muajshe, nuk rekomadohet për shkak të papjekurisë së traktit tretës të foshnjes.
Pas moshës 4 muajshe, në raste të caktuara të mosshtimit në peshë, të mospirjes së mjaftueshme të gjirit apo të interesimit të theksuar të foshnjes për ushqime të tjera, në konsultim me pediatrin, mund të fillohet gradualisht në sasira shumë të vogla, vetëm një herë në ditë, me ushqime të tjera për moshën.
Ardhja e menstrucioneve edhe pse fëmijën mund ta ushqesh vetëm me qumësht gjiri, është ndodhi normale tek një grau pas lindjes.
Për të evituar një shtatzëni të afërt dhe të padëshiruar, përdor një prej metodave të planifikimit familjar.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje Dr. ju falenderoj per pergjigjet tuaja. Jam nene per here te pare 21 vjece kam qe 4 muaj femijen e ushqej vetem me qumesht gjiri, deri kur mund te vazhdoje vetem me qumesht gjiri dmth kur ti jap ndonje gje tjeter shtese, dhe menstruacionet me kam ardhur, pas 2 muajsh e gjysem gati, a eshte normale kjo? Me respekt, Visa G.