Rreth analizave
Sonila
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sonila
Analizat e hormoneve të gjendrës tiroide, për përdorimin e eutirox, janë të gjitha brënda kufijve të normës duke mos paraqitur problematik për shtatzëninë. Urokultura me flormikse deri në 10 mijë, tregon se nuk i pranishëm ndonjë infeksion i rëndë urinar. Kjo ngarkesë e urinës, mund të kalohet duke konsumuar lëngje (pa gaz). Periudha e shtatzënisë do të kaloj normale, por mos harro të bësh analizën e gjakut komplet për të vlerësuar problemt e një anemije të mundshme të shtatzënisë. Për këtë arsye edhe nëse shifrat e analizës të dalin normal, duhet të marrësh suplementin me hekur. E domosdoshme për zhvillimin normal të shtatzënisë, janë edhe kriprat e tjera minerale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe... Jam ne javen e 14 te shtatzenise dhe eshte shtatzenia e dyte pas nje aborti spontan ne jave e 19 qe me ka ndodhur ne gusht te 2011-tes... Desha te te pyes rreth disa analizave qe kam bere ne lidhje me tiroidet... Une ndodhem ne Itali dhe me 23 e kam viziten e rradhes por jam shume kurioze te di si me kane dale... Ft4 1.33ng/dl norma 0.93-1.70 Tsh=1.03 mlu/l norma 0.270-4.200 Dhe urinokultura: flora mista cb=10000ufc/ml theksoj se ka 6 muaj qe perdor eutirox per tiroide...Pres me padurim pergjigjen tuaj sepse jam shume ne merak pasi me ka ndodhur aborti heren e pare dhe dua qe te shkoje cdo gje mire kete here... Faleminderit shume dhe me fal se ndoshta u zgjata shume ...Te pershendes....