Kur është mirë të kryhet lindja me prerje cezariane?
Rovena
(14 vite më parë)
Përshëndetje Rovena.
Lindja me prerje cezariane bëhet pas javës së 39-të të shtatzënisë. Me këtë kuptohet edhe një ditë plus ditës, që është mbushur java e 39-të.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Moza, Ju falenderoj per perkushtimin qe tregoni. Une doja te ndaja nje opinion me ju. Jam shtatzane me femijen tim te dyte, dita e pare e menstruacioneve te fundit ka qene 25 maj 2011. Tashme jam ne fund te shtatzanise sime ne pritje per te lindur, dhe lindjen do e kryej me nderhyrje cezariane pasi edhe te paren te tille e kam patur ne pamundesi per te pasur nje lindje normale edhe pse ne lindjen e pare kalova te gjithe dhimbjet e lindjes. Nga sa me siper a mund te me sygjeroni ju nje date te mundshme se kur eshte mire te kryhet lindja e femijes sim? Kam degjuar se eshte mire te kryhet pasi mbush 39 jave, por sdi me shume. Ne pritje te mendimit tuaj, ju faleminderit?