Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cila është këshilla e juaj rreth çrregullimit të ciklit?

Pershendetje Dr. Mimoza,  i kam shenuar me vemendje datat e cikleve dhe nxjerra mesataren e diteve. Gjate vitit 2010 gjithseje kam pasur 10 here cikel me mesateren e diteve 35. Kurse ne vitin 2011 kam pasur gjithsej 9 here cikel ne vit me mesataren e diteve 39. A eshte ne rregull ky cikel qe e pershkruva me larte, ka ndodh ndoshta qe 2 ose 3 here ne vit t'i kem ne te njeten date apo 2 here krejt para dates se caktuar, me se shumti kam pas pas dates ciklit. Per vitin 2011 edhe kisha strese ndoshta ketu qendron arsyeja mirepo edhe si vajze cdo here i kam pasur keshtu jo shume te rregullta dhe me data te catuara. A eshte ne rregulle ky cikel? A mos eshte i demshem per me ngel shtatzene? A duhet me mar ndonje terapi te caktuar per me rregullu ciklin per me ngel shtatzene? Apo eshte normale... E pyeta edhe nenen, ajo keshtu e kishte pas ciklin. Per vitin 2012, muaji i pare ishte ne diten e 24, kurse tani qysh nga 2 janari nuk kam akoma cikel eshte dita e 45 sot,,, shikova mos kam ngele shtatzene i kam bere 3 hcg kohe paskohe, po me dalin negative... Cfare eshte keshillla juaj? Ju faleminderit per pergjigjen.

Zanash (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Një cikël konsiderohet normal kur ka kohëzgjatje prej 28 ditësh minus/plus 7 ditë (pra nga 21 deri 35 ditë), me kushtin që kohëzgjatja të jetë ritmike. Të rekomandoj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të kryer disa dozime hormonale dhe përjashtuar mundësinë e çrregullimit të tyre. Paralelisht bëj edhe këshillim parakoncepsional, që do të thotë kontroll të specializuar për ty dhe bashkëshortin. Për të mësuar më shumë mbi këshillimin parakoncepsional, lexo artikuulin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti