Dhimbja e kokës në shtatzëni
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Edita
Paraqitu tek mjeku që ndjek shtatzëninë tënde. Pa ekzaminime dhe analiza nuk është e mundur të përcaktohet shkaku i asaj që referon. Diagnostikimi dhe trajtimi i shpejtë, do eleminojë shqetësimet që ti ndjen.
Kokëdhimbja mund të jetë shenjë e shtypjes së rritur të gjakut. Paracetamoli është bar i cili konsiderohet i sigurt të përdoret gjatë shtatzënisë, por më mirë do të ishte që të mjekohej shkaku i kokëdhimbjes sesa të marrësh analgjetik.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, qe dy dite kam dhembje te kokes, jam shtatzene ne javen e 8, a mundet me qene vetem tensioni i gjakut dhe a ka diq per tu shqetesuar, kam mare paracetamol a eshte dicka e demshme marja e paracetamolit? faleminderit per te gjitha pergjegjjet e deri tanishme, pres pergegjjen tuaj.