Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Strishot

Pershendetje Dr. Memli Morina, dashta me te pyet une po kam rrjedhje te shtuar shume edhe dhimbje ne anen e djathte ne fund te barkut, kom qene te gjinekologu krejt terapine e kom perdor po nuk kom pas kurfare ndryshimi, tash me ka thane me ba strishon vaginale dhe cervikale, cka me kishe propozu ti?

Saranda Berisha (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Saranda

Analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale dhe cervikale, do ta orientojnë mjekun gjinekolog për trajtimin sa më të drejtë të infeksionit, i cili mund të jetë edhe shkaktari i dhimbjeve në fund të barkut. Gjithashtu të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të urinës, për të përjshtuar mundësinë e infeksionit urinar i cili gjithashtu është shkaktar i dhimbjeve në fund të barkut.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti