javë pas jave
Përshëndetje Kess
Rritja e shumtë dhe e shpeshtë e qimeve te femrat, quhet Hirsutizëm dhe është pasojë e prodhimit të tepërt të hormoneve seksuale mashkullore (testosteroni). Tek gratë, ky hormon në përgjithësi prodhohet në sasi të vogël në vezore dhe gjëndrat mbiveshkore. Kështuqë, hirsutizmi mund të paraqitet si një manifestim i sëmundjes së veshkave ose gjëndrave të vezoreve.
Të rekomandoj që të kalosh shtatzëninë dhe më pas nëse shqetësimi qëndron, paraqitu tek mjeku për të përcaktuar nivelin e hormoneve dhe hetuar se cilat organe mund të kenë çuar në prodhimin e hirsutizmit.
Qimet e tepërta mund të hiqet përgjithmonë me elektrolizë ose lazer. Por unë do të rekomandoja uljen e peshës trupore, sepse humbja e peshës ul shkallën e hirsutizit. Nuk rekomandohet të përdorësh hormone mashkullore, përveçse kur përshkruhet nga mjeku.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Jam 4 javeshe shtatzene por kam nje problem me gjinjet ka gati 1 vjet e gjysme qe ne gjoks me dalin qime ju lutem me keshilloni cfare te bej?