Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të kryej marrëdhënie?

Faleminderit doktoreshe per kete mundesi qe na keni dhene per tju pyetur, jam ne javen e 7 te shtatzanise dhe cdo gje shkon mire vecse kam perzierje ne stomak dhe rralle te vjella, keto dite kam qene me bajame dhe me temperature deri ne 37 e gjysem dhe kam pire paracetamol pasi sme lejonte stomaku asgje dhe nuk dija si ta ulje temperaturen, mos me ka demtuar paracetamoli? dhe se dyti a mund te kryej marredhenie me bashkeshortin ne kete periudhe, kam perdorur nje muaj para se te filloja shtatzanine dhe vazhdoj te marr acid folik.

Marsela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsela.

Paracetamoli është bar i cili konsiderohet i sigurt të përdoret gjatë shtatzënisë.  

Po mund të kryhesh marrëdhënie seksuale nëse ajo kryhet normale. E rëndësishme është që seksi të mos bëhet i dhunshëm apo të kryhet në pozicione që shkaktojnë dhëmbje ose trauma. E mjaftueshme është të ndihesh komode.

Konsumi i acidit folik rekomandohet të përdoret, deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.

Të uroj gjitha të mirat.


/komuniteti