Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ovulimit

Prsh. Desha te dije a eshte normale qe gjate periudhes se ovulimit, 4-5 dite radhazi, te kem lageshtire ne forme te te bardhes se vezes se paperpunuar?

Jeta Jeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta.

Mukusi cervikal i ashtuquajtur sikurse e bardha e vezës është më pjellori nga të gjitha llojet sepse e lejon spermën të depërtojë më lehtë në qafën e mitrës. Dendësia e saj është e ngjashme me të bardhën e vezës së papërpunuar dhe mund të zgjatet për 2.5 cm gjer në 5 cm, pa u këputur në mes.

Gjithë të mirat.

/komuniteti