Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale pas lindjes

Pershendetje doktoreshe. Kam nje shqetesim. Linda nje djale me 25.09.2011 me operacion. Periodat e para pas lindjes me erdhen me date 15.01.2012. Femijen e kam ne gji dhe per kete arsye, nuk kam perdorur kontraceptiv. Nderkohe akoma nuk me ka ardhur cikli i radhes, pra i muajit shkurt. Ekziston mundesia qe te jem shtatzane, apo ka crregullim pas lindjes ne cikel deri sa te stabilizohen? Ju falenderoj.

Vilma (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vilma

Është vërtetë që gjidhënia, përdoret si metodë kontracepsioni. Por siguria nuk është e madhe, prandaj rekomandohet që pas lindjes gratë të përdorin një nga metodat e planifikimit familjar. Nëse shtatzëni që dyshon nuk do të jetë e pranishme, zgjidh një nga metodat e kontracepsionit për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti