Mish i huaj në mitër
Ela Selfo
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elsa
Nuk mendoj se tek nëna jote të ketë nevojë operatore, pasi ajo ka pasur vetëm një episod. Për moshën e saj duhet të mbahet në observacion, pasi në menopauz fibromioma mund të vijë duke u zvogëluar.
I uroj shërim të shpejtë nënës tënde.
Pershendetje doktoreshe. Mami im ka pasur hemorragji ne sasi te medha heren e fundit te menstruacioneve dhe per kete arsye beri nje eko ku i doli se kishte dicka si mish te huaj, por doktori dyshonte mos ishte dicka e vjeter dhe e keshilloje qe pas 10 ditesh te shkonte serisht te bente nje eko per te qene me te sigurte. Nga pyetjet e ngjashme qe ju jane drejtuar, lexova qe ne rastet se ka hemorragji te larte behet nderhyrje. Ne cdo rast te tille behet? Cfare eshte ky mish i huaj qe mund te jete i vjeter, por ende sot evidentohet, a ka rrezik? Mami eshte 54 vjec dhe eshte drejte menopauzes. Ju faleminderit!