Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekret ngjyrë kafe gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, Jam ne javen e 7 te shtatzenise por qe nja jave kam sekret ngjyre kafe. Isha te mjekja beba ishte mire, me ka dhene perveq terapi utrogesta folan dhe magnezium me ka dhene dhe inekcione progesteron per 5 dite si dhe regjim shtrati per 10 dite. Kam pasur nje deshtim para 4 muajve ku isha ne javen e 8 me diagnozen missed abb. Pyetja ime eshte kjo pasi zemra e bebes eshte mire a ka ndonje rrezik qe te deshtoj edhe kjo shtatzani? Dhe cila eshte keshilla juaj, cfare te veproj? Pres me padurim pergjigjen tuaj. Falemnderit shume, Dafina.

Dafina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dafina

Për situatën që përshkruan, trajtimi është bashkëkohur dhe rezultativ. Zbato me rigorozitet këshillat dhe rekomandimet e mjekes, si për trajtimin medikamentoz ashtu edhe për rregjimin e shtratit sepse ka rëndësi të veçantë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti