Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje doktoreshe tani jam ne javen e 25 dhe kam shume levizje te bebit ma shume leviz se sa qe pushon tere kohen ka levizje bile edhe gjumi me ze duke me shqelmuar bebi a eshte ne rregull e kam friken mos i mungon bebit dicka dhe smund te rehatohet? Ju faliminderit dhe ju deshiroj pune te mbare dhe te pa lodhshme.

Shpresaa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa

Për sa i përket asaj që referoni se bebi lëviz shumë, unë mund t’ju them se është e nevojshme të monitorohen këto lëvizje. Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj.

Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlersojë mirëqënien fetale.

Unë shpresoj së lëvizjet e bebit tuaj të jenë normale.

Gjithashtu uroj shtatzëni dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti