Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hemorragjia gjatë shtatzënisë së hershme

Jam shtatzene 6 javeshe dhe pata shume hemorragji, urgjentisht shkova tek doktori dhe me shtroi ne spital. Pas disa serumave dhe qendrimit nje jave aty mu ndalua hemorragjia. Tani pres te bej nje eko tjeter pasi qe isha rrezik deshtimi. Cfare me keshilloni per hemorajgine qe te mos kem me? Nese do te kem perseri, cfare duhet te bej per te parandaluar deshtimin? Mirepres perjgigjen tuaj.

Shqiponja Celepija (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Shqiponja,

Gjakrrjedhja ne fillim te shtatzenise eshte mjaft e shpeshte dhe per fat te mire, shumicen e rasteve shtatzenia vazhdon pa probleme. E kuptoj se je shume e shqetesuar per shkak te gjakrrjedhjes!

Ka qene e drejte qe doktori te ka rekomanduar te shtrihesh ne spital. Eshte mire qe gjate ketyre diteve te qendrosh shtrire ne shtrat. Do te te jepen progesteron me rruge muskulare (me injeksion) dhe ne forme tabletash kah goja.. Ne eko do te verehet se ne cfare gjendje eshte fryti. Te rekomandoj qe te pushosh dhe te pish sa me teper lengje.

Uroj qe te kesh nje shtatzeni te mbare!

/komuniteti