Si numërohen ditët e shtatzënisë?
Nadi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Nadi
Si ditë më të përshtatshme për të filluar numërimin e shtatzënisë, është pranuar dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual para fillimit të shtatzënisë. Mbi këtë fillim, mjekët përcaktojnë javën e ndodhjes së shtatzënisë si dhe ditën e përafërt të lindjes. Është pranuar kjo ditë si pikënisje, për shkak se mbahet mënd shumë mirë nga gruaja.
Besoj se kam qënë e vlefshme në përgjigjen time.
Si numerohen ditet e shtatzenise....gjinekologja me ka thene se prej dites se pare te ciklit... mirepo une jam gati e sigurt se shtatzene kam mbet mbas gjyses se muajit dmth mbas dates 15 e tash nuk di se prej kur ti numeroj ditet? Pres pergjigje ju lutem,flm.