Probleme gjatë shtatzënisë
Marta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marta
Do të ishte mirë që të konstatohej prejardhja e hemorragjisë, sado e lehtë që ajo është paraqitur. Meqënëse mjeku ka konstatuar se fëmija është mirë dhe normal, më bën të dyshoj se hemorragjia ka ardhur nga sistemi renal. Bën mirë të marrësh edhe një vlerësim nga mjeku nefrolog.
Rregjimi ushqimor është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë. Nuk është mirë që të prishet ekuilibri ushqimor, duke i dhënë përparësi disa ushqimeve dhe duke neglizhuar disa të tjera. Për të mësuar mbi rregjimin ushqimor, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Prsh dr Keta zoti ta shperblefte me te mira per kete qe po ben per ne, une jam 8 javeshe sot ne mengjes kur u ngrita ne banjo bashke me urinen kisha hemorragji, qe sme ka ndodhur ne ditet me pare jam shume ne ankth, ne darke hengera turshi shume me kripe jashtezakonisht, a ndikon kripa ne shtatzani? Me ndihmo pak me ushqimet se buka me hahet, kam oreks, sot isha te gjenekologia me leshoi ilaqe dhe bebi tha eshte shume mire uroj te me ndihmosh naten e mire e zoti te ndihmofte.