Tabletat Buscopan në shtatzëni
Genta Rina
(14 vite më parë)
Pershendetje Genta,
Tabletat buskopan jane barna qe kane efekt spazmolitik, domethene bejne qe muskujt te jene me te relaksuar. Sipas studimeve te fundit eshte treguar se efekti i tyre ne shtatzeni eshte i paperfillshem. Domethene, nuk ndikojne fare ne ate se per cfare jepet (lehtesimin e dhimbjeve dhe relaksimin e muskujve). Sa i perket ndikimit tek fryti, cfaredo qe ti merr kalon edhe tek fryti. Ndonese buskopani ben pjese ne grupin e barnave te parrezikshme, rekomandimi im eshte qe te mos e marresh pasi qe nuk ka asnje efekt pozitiv.
Uroj te kesh nje shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!
Pershendetje, jam ne muajin e 9-te te shtatzenise, pas disa dhimbjeve rreth barkut poshte isha te gjinekologia dhe ajo me tha te pi tableta Buscopan, a jane te demshme ne kete faze dhe a mund te mos i pije, dhe nese nuk jane te demshme mundesisht sa here ne dite ti pi dhe per cfare perdoren? Faleminderit.