Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fundi i shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam ne muajin e nente te shtatzenise, deri tani skam pasur asnje problem gjithcka ka shkuar shume mire vetem desha te pys se cka me kishit preferuar te beje keto ditet e fundit per te pasur nje lindje me te lehte? Ju pershendes shume.

Liridona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liridona

Analiza dhe kultura e urinës komplet, është shumë e rëndësishme në këtë periudhë të shtatzënisë. Shmangu plotësisht nga punët e rënda dhe nëse ke mundësi të bësh ecje të lehta pa u sforcuar, bëji pa hezituar. Për çdo dyshim që të lind, kontakto me mjekun që i ke besuar shtatzëninë dhe lindjen e fëmijës tënd.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti